Letër psikologes/ Vuaj nga depresioni i qeshur për shkak të bullizmit
Dritare.net
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 24 vjeçe që vuan nga depresioni i qeshur që nga mosha 18 vjeç. Më herët kam rënë në depresion nga bullizmi në shkollë dhe kur nisa universitetin fillova ta ndjeja veten më mirë, kur i bëja të tjerët për të qeshur apo ndiheshin mirë kur bisedonin me mua, sesa kur rrija e veçuar nga të tjerët. Nuk shprehem dot as me prindërit as me shoqërinë, dhe të gjithën këtë e kam kaluar vetë. Edhe pse tani kam arritur pothuajse çdo gjë që kam dashur, vazhdoj akoma njësoj.
Mendoj që kjo më vjen nga bullizmi që kam përjetuar në adoleshencë dhe akoma nuk besoj tek vetja.
Përgjigjet psikologia
Ju falënderoj për pyetjen tuaj!
Do të vlerësoja te ju sinqeritetin e shprehur me anë të kësaj letre.
Problemi që ju shprehni në lidhje me veten tuaj të cilësuar si “depresioni i qeshur”- duke u shfaqur i lumtur për të tjerët, ndërkohë që vuan nga brenda po bëhet në fakt shumë i përhapur në ditët e sotme. Nuk di ta them me siguri të plotë përse është duke ndodhur kështu. Mund të jetë shumë e vështirë për të zbuluar njerëzit që vuajnë nga depresioni i qeshur. Ata mund të duken sikur nuk kanë arsye të jenë të trishtuar ata kanë një punë, një apartament dhe ndoshta edhe fëmijë ose një partner ato që edhe ju tregoni se i keni e dashur. Njerëzit që kanë depresionin e të qeshurit buzëqeshin kur i përshëndetni dhe mund të bëjnë biseda të këndshme. Shkurtimisht, ata vunë një maskë në botën e jashtme, duke udhëhequr jetën.
Ashtu sikurse shprehesh ju jeni duke e vuajtur shenjat e saj ndoshta keni :
- Një interes i zvogëluar për hobi dhe aktivitete sociale
- Lumturia e detyruar dhe e panatyrshme
- Pagjumësi
- Ndryshimet në oreks
- Lodhja
- Mendimet negative.
Unë gjykoj se ju e dashur duhet që të rrisin vetëvlerësimin tuaj, për t’u ndjerë më mirë; të bëni projekte apo aktivitete që t’ju reklamojnë si të suksesshme. Kjo do t’ju ndihmonte shumë.
Do të vlerësoja si domethënës në jetën tuaj i cili mund të ketë ndikuar në zhvillimin e depresionit të së qeshurës. Bullizmin të cilin ju keni kaluar mendoj se mund të ketë qenë një faktor shtytës i cili ju ka ndihmuar përkohësisht por që ju ka orientuar më vonë në këtë lloj depresioni. Sigurisht që do t’ju rekomandoja të merrnit konsulta me psikologun për riorganizuar gjërat në jetën tuaj tashmë të ndryshuar. Konsulta me psikologun do të jetë një ndihmë e mirë për të kaluar depresionin e të qeshurës. Duke shpresuar se ju kam dhenë sadopak një orientim domethënës për ju dua tu uroj një jetë sa më të lumtur. Faleminderit për letrën tuaj./dritare.net
Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT
Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]