Letër nga Prishtina

Man writing on the paper in the office

Nga Esad Dujaka

Metamorfoza e njeriut tonë…

“Dikur sëmundja më e rëndë te njeriu ka qenë çmenduria.
Pastaj erdhi globalizimi, pastaj interneti, e drejta e secilit të përhapë pikëpamjet e veta, rrjetet sociale, llogaritja e klikimeve…
Çmenduria lule e dritë!
E kështu, shumë shpejt të çmendurit u bënë më interesantë se njerëzit e zakonshëm, ata mesatarë, njerëzit normalë.
Dikur si n’hajgare thuhej se më mirë është të jesh i çmendur se budalla!
Po sot? Më mirë të jesh i çmendur sesa normal.
Nuk e besoni?
Shikoni njëherë se cilët njerëz marrin më shumë vota në zgjedhje!
Për kë shkruhet dhe flitet më shumë?
Si mendoni: Ka më shumë të çmendur se, normalë?
Nderime njerëzve normalë, të mirëve, por edhe pak atyre të ledhatuarve…”
* * *
(Këtë porosi ma dërgoi përmes FB një miku im që jeton diku në Evropë dhe që s’është shqiptar…Çdo ngjashmëri me realitetin tonë, është e rastit!)/dritare.net

LEXO DHE :  Femrat e diplomuara në shkencë, Shqipëria me rezultate të shkëlqyera

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.