Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj!

Nga Esad Dujaka

S’po di si t’ ua them shqetësimin tim si njeri me mbi 55 vjet përvojë në profesionin e gazetarisë – se sa i shqetësuar, i brengosur dhe i prekur jam kur edhe pas 20 viteve pas çlirimit gjendet një zv.ministër i Kabinetit qeveritar që ju e udhëhiqni dhe KËRCËNON HAPUR ME JETË NJË INTELEKTUAL pasi ai ditë më parë në një studio televizive shprehu hapur një mendim të lirë ashtu siç ia garanton Kushtetuta e këtij vendi por dhe Konventat Ndërkombëtare që rregullojnë drejt e juridikisht lirinë e shprehjes.

Madje kjo Konventë Evropiane përfundon me te drejtën e njeriut për të jetuar i lirë dhe mbrojtjen e individit nëse kanoset me vdekje!

Liria e mendimit nënkupton çdo të drejtë ose liri themelore për të cilën qeniet njerëzore kanë të drejtë dhe në ushtrimin e të cilave një qeveri nuk mund të ndërhyjë(duke përfshirë të drejtat për jetën, lirinë, si dhe lirinë e mendimit, shprehjes dhe barazisë para ligjit).

Liria e mendimit është e lidhur ngushtë edhe me liritë e tjera, duke përfshirë lirinë e fesë, lirinë e shprehjes etj. Të gjitha kushtetutat demokratike i mbrojnë këto liri, po ashtu edhe liria e mendimit është kusht i domosdoshëm i pothuajse e çdo forme tjetër të lirisë.

Po pres se do të angazhoheni z.kryeministër që të kërkoni përgjegjësi njerëzore por edhe institucionale ndaj një anëtari të Kabinetit tuaj qeveritar, një nënkryetari të Asociacionit të Veteranëve të luftës por edhe një deputeteje të nderuar nga radhët e PDK-së që të gjithë së bashku edhe me anëtarë e militantë të tjerë e linçuan pa zgjedhur fjalë madje duke shpallur “tradhtar” e “udb-ash”, madje edhe “vrasës”(!?) -përgjatë këtyre ditëve aq të vështira e shumë të bezdisshme për shkrimtarin, historianin, gazetarin e veprimtarin – një personalitet të një intelektuali të dalluar jo vetëm në Kosovë por edhe matanë Atlantikut! Duke e sulmuar me fyerje të pazgjedhura, në mënyrën më primitive dhe  mbështetur për “dru të turpit” madje një zv.minister i Qeverisë, që ju drejtoni mori guximin dhe ia përmendi edhe likuidimin me jetë!

LEXO DHE :  U rrëzuan nga skela, vdiqën dy punëtorë/ Arrestohen drejtuesit teknikë

Pra, z.Kryeministër po shpresoj se këtë rast bukur aksidental do ta trajtoni më seriozisht -në mënyrë që qytetarëve të këtij shteti të ri t’iu rritet shpresa se pos ÇLIRIMIT do t ‘ iu garantohet me Kushtetutë edhe LIRIA, si nocion dhe realitet tjetër që sipas njohësve të rrethanave sociologjike ne në Kosovë ENDE NUK E KEMI PËRJETUAR SI TË TILLË E TË PLOTË, si gjithë bota tjetër e civilizuar tash e 20 vite!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.