Leo Mesi do takojë adhuruesin e tij më të njohur në botë
Dritare.net
Në pamundësi për të veshur një një fanellë të vërtetë, ai improvizoi një qese plastike duke shkruar emrin e Messit.
Kjo foto ka prekur gjithë njërëzit anë e mbanë botës si dhe argjentinasin që luan me Barcelonën, gjithashtu.
Kjo ngjarje ka prekur Lionel Messin dhe skuadrën e Barcelonës, të cilët i kanë shkruar email Federatës së Futbollit në Afganistan, duke iu kërkuar ndihmë për organizmin e një takimi me Murteza Ahmadi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Federatës afgane të Futbollit.
“Federata e Futbollit të Afganistanit ka marrë email nga Lionel Messi dhe Barcelona për mundësinë e organizimit të një takimi me fëmijën”, ka thënë zëdhënësi i kësaj federate, Syed Ali Kazemi. Ali Kazemi ka shtuar se takimi është organizuar dhe se ëndrra e fëmijës do të bëhet realitet.