Legjenda e Shpellës së Akullit, çfarë ndodhi me turistët çekë dy vite më parë

Nga: Daniel Muçaku

 

Por, a e dini se një fshat fsheh një mister?! Një shpellë e cila ndodhet në afërsi të një mali me të njënjtin emër. Bëhet fjalë për Shpellën e Malit të Letmit ndryshe quhet “Shpella e Akullit”.

Përse e ka marrë emrin “Shpella e Akullit”? Kush është legjenda e saj? Cfarë fshihet me të vërtetë pas saj? A janë të vërteta tregimet që thuhen apo janë sajesa për te nxitur turistët e huaj.

Rezultate imazhesh për Shpella e Akullit

Për të arritur në fshatin e Letmit na u desh të paktën një orë me makinë, një rrugë që, e cila deri diku ishte e kalueshme por më pas ishte e vështirë, sigurisht ky fakt nuk do të na pengonte për të vazhduar udhëtimin tonë drejt shpellës. Teksa aty tek – tuk shikonim banorë të cilët ishin duke punuar arën apo duke qëndruar në hije të pemës, shikoje edhe fëmijë të vegjël të qeshur që na shoqëronin me vrap duke ndjekur makinën tonë. Për t’u njohur , ne donin të komunikonim më banorët por disa shmangeshin, disa bënin sikur s’e kishin mendjen ndoshta për faktin që  ne ishim të rinj në atë fshat.

Çfarë ka të veçantë kjo shpellë që quhet “Shpella e Akullit”? Banorët jepnin variante nga më të ndryshmet të legjendës së kësaj shpelle por më interesante ishte kjo gojëdhënë që thuhet se:

Shumë kohë  më parë kjo shpellë kishte dalje në fshat, brenda në shpellë thuhet se kishte një burim që mund të të shëronte çdo sëmundje. Një i ri shkon të marrë pak ujë nga ky burim i shenjtë për të shëruar mamanë e tij, ndërkohë që ai hyn brenda edhe po mbushte vazot e tij, një gur i strëmadh u shkëput nga shpella duke i zënë daljen hyrjes që kishte për në fshat. Djali nga frika edhe nga ankthi i bie nga gishti unaza e tij e martesës. Nga rrjedha e fuqishme të burimit unaza e tij shkoi deri në shpellë e Koshorishtit. Përpjekjet e shumta për të gjetur unazën e martesës,  djali thuhet se ngriu edhe u shëndrua në akull, mendohet gjatë kohës së verës ai shkrin për të kërkuar unazën e tij të martesës, por nuk mundet ta gjejë. Legjenda thotë se ai hakmerret deri në vdekje me këdo që i prish qetësinë në atë shpellë e cila mori emrin Shpella e Akullit.”

Rezultate imazhesh për Shpella e Akullit

Teksa banorët  tregojnë rreth shpellës  të japin përshtypjen sikur kjo ngjarje ka ndodhur sot edhe ndërkohë I gjithë fokusi ishte tek lëvizja e buzëve të banorit që e tregonte. Disa metra më andej dikush e tregon gojëdhënën në një mënyrë tjetër ja çfarë thotë:

LEXO DHE :  Pakti për Universitetin/ 86 mijë studentë përfituan ulje tarife

Shumë kohë më përpara një nuse e sapo martuar largohet nga shtëpia e saj duke shkuar tek shpella e Letmit. Befas asaj i bie unaza nga gishti, e shetësuar ajo e ndjek mbrapa lëvizjet e unazës deri tek shpella e Koshorishtit. Rruga e saj ishte  e gjatë edhe nuk kishte kthim mbrapsh deri sa vdes mistershëm. I gjithë fshati u shqetësua për humbjen misterike të vajzës së re ajo nuk u gjet më kurrë”.

Imazh i ngjashëm

Kush është misteri që askush nuk e ka zbuluar? Cfarë ka ndodhur dy vite më parë në këtë shpellë më një grup turistësh çekë? A mendoni se legjenda mund të jetë e vertetë?

Përpara dy vjetësh turistë të tërhequr nga legjenda e kësaj shpelle kanë ardhur ta vizitojnë duke e përjetuar nga afër bukurinë e saj, por sigurisht edhe misteret që ajo fsheh. Ky grup turistësh nga Çekia afro shtatë vetash janë munduar të futen brenda por kur kanë  dalë ata ishin të gjakosur duart edhe nga fytyra, të tmerruar ata flisnin në gjuhën e tyre çeke thotë banori i fshatit të Letmit A.B.

Dukej sikur po thonin që dicçka e keqe fshihej aty brenda. Ky ka qenë rast i frikshëm, ky vend frekuentohet nga turistë të huaj edhe vendas, ku shumica e tyre që janë futur në Shpellën e Akullit kanë dalë me pasoja fizike por edhe me trauma të rënda mendore”, thotë ai.

Rezultate imazhesh për Shpella e Akullit

A thua se vallë fshihet diçka në atë shpellë? Çfarë e zemëron me të vertetë këtë vend?

Në fakt ai që i dashuron aventurat, ky vend është i mrekullueshëm, i çuditshëm fakti se përballë shpellës të serviret një bukuri e veçantë saqë rrallë mund të gjendet në zonat në Shqipëri. Misteri, ankthi, bukuria e frika të shoqërojnë deri në fund të këtij udhëtimi. Të fut në një botë krejt tjetër imagjinare saqë ndien se je bërë edhe ti protagonist i legjendes së frikshme. Aq sa e bukur, aq edhe frikshme Shpella e Akullit e Letmit.

Ndoshta mund të duket e frikshme  që të provosh ose edhe shikosh me sytë e tu atë që mund të duket misterioze, por mund të ndryshosh mendim nëse do ta shikosh nga afër./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.