Legjenda e futbollit thyen rregullat: Nuk e dija që nuk lejohej duhani në stadium!
E Diel 17 Qershor 2018, 17:05
Dritare.net
Legjenda argjentinase ka kërkuar falje në fakt pas ndeshjes: “Ishte një ditë shumë e shëmtuar për mua dhe për të gjithë argjentinasit, me shumë tension për ndeshjen debutuese në Botërorin e Rusisë.
Çdo njeri ka mënyrën e tij të të ndjerit të gjërave. Me ndershmëri po them se nuk e dija që nuk mund të pish duhan në stadium. U kërkoj ndjesë tifozëve në stadium dhe organizatorëve.
Tani duhet të shohim përpara, më të fortë se kurrë më parë. Forca Argjentina!”, – ka shkruar Maradona në “Facebook”./D.M-DRITARE.NET