Legjenda Casillas del nga spitali, nuk dihet nëse do të veshë më dorezat
E Hënë 6 Maj 2019, 20:08
Dritare.net
37-vjeçari ka dalë gazetarëve dhe ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira që ka kaluar pas datës 1 maj.
"Më e rëndësishmja është që jam këtu. Kam kaluar në një situatë të vështirë, por për fat jam mirë. Ju falenderoj të gjithëve, sepse jam ndjerë shumë i vlerësuar. Kjo mbështetje e madhe më bëri t’ia dalë mbanë në këtë situatë të vështirë", u shpreh Casillas.
Legjenda spanjolle nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse do ti rikthehej dhe njëherë fushës së gjelbër dhe të vishte dorezat sërish, informon Dritare.net.
"Nuk e di si do të jetë e ardhmja, por më e rëndësishmja është të jem këtu, të jem në gjendje të flas dhe të them se si jam dhe si ndihem", u shpreh 37-vjeçari./ E.K.- Dritare.net