Lefter Koka: Nuk e djeg mandatin, sepse ma dhanë durrsakët!

Opozita, këtë të hënë, vendosi djegien e mandateve parlamentare, ndërkohë deputeti Lefter Koka është shprehur kundër këtij vendimi.

Përmes një postimi në Facebook, Koka shprehet se mandatin e tij nuk do ta djegë, pasi ia kanë dhënë durrsakët. Ai gjithashtu shprehet se vendimi për djegien e mandateve nuk është marrë vetëm nga LSI-ja, por dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit.

Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nëse erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!, shkruan Koka./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Zgjedhjet Europiane/Exit-poll: Humbje thellë e partive në pushtet në Gjermani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.