Ledion Liço largohet nga “The Voice Kids”, ja kush do ta prezantojë!
Dritare.net
Këtë vit, programin do ta prezantojë, Dojna Mema, e cila për momentin është moderatore e Pop Culture.
Ndërkohë, Liço thotë se ndihet krenar për arritjet e “The Voice”, si një program me audiencë solide dhe shikueshmërinë më të lartë online.
“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri. Jam krenar per stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat. Në 16 vitet e mia në Top Channel, çdo program ka patur ciklin e tij. Një kapitull i ri nis së shpejti me një projekt gjigand, emrin e së cilit e doni shumë. Duke falenderuar Top Channel, dhe të gjithë juve për mbeshtetjen në gjithë këto vite, shihemi së shpejti.”,- u shpreh Liço./K.C/dritare.net