Lavrov pas takimit me Ramën: Folëm për Kosovën, na intereson të arrihet marrëveshja me Serbinë
Dritare.net
Lavrov tha ndër të tjera se me interes për Rusinë është të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.
”Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov./K.C/dritare.net