Largimi i prindit nga tryeza

Nga Lis Bukuroca

  1. 1. Na ishte një herë një gjysh në pleqëri të thellë, të cilin tanimëkëmbët nuk e mbanin, sytë e tij nuk shihnin mirë, veshët e tij nuk dëgjonin sa duhej dhe kishte mbetur edhe pa dhëmbë. Sa herë hante plaku, gjella i jargavitej nëpër mjekër. Kjo ishte arsyeja pse djali i tij dhe e reja, nuk e kishin lejuar më të hante me ta në të njëjtën tryezë, por i kishin dërguar ushqimin pas stufës, ku plaku zakonisht qëndronte ulur në qoshen e tij.

Një ditë, kur i sollën gjellën në pjatë, ajo i rrëshqiti nga dora dhe u thye copë-copë. E reja e qortoi plakun se ai po prishte çdo gjë në shtëpi dhe tani po thyente edhe pjatat.

„Tash e tutje do të sjellë gjellën vetëm në një pjatë prej druri“, i thotë e reja e zemëruar.

Plaku vetëm kishte ofsharë, por nuk kishte thënë asgjë. Disa ditë më vonë, gjersa burri dhe gruaja po rrinin ulur së bashku në dhomë, panë djalin e tyre duke luajtur në dysheme me një dërrasë të vogël, të cilën aigdhendte me një daltë.

“Çfarë do të dalë nga ajo dërrasë?”, pyeti i ati.

“Ah, babi, po bëj një pjatë prej druri!”, thotë vogëlushi. Në këtë pjatë do t‘ jua sjell unë ushqimin, kur ti dhe mami të bëheni pleq“, vazhdon ai pa të keq.

Burri dhe gruaja vështruan njëri-tjetrin dhe u rrodhën lotët faqeve. Aty ata kuptuan se sarëndëkishin ofenduar plakun dhe që të, u ndjenë të turpëruar. Nga ajo ngjarje, ata morën plakun rregullisht në tryezë pranë vetes dhe e trajtuan me shumë respekt.

2.”Mbylli sytë! Çfarë dëgjon tani?”, pyeti murgu i zenit (budizmit) nxënësin.

“Po dëgjoj ujin dhe zogjtë.”

“A nuk dëgjon karkalecin, që gjendet pranë shputave tua?”

“Jo, mësues! Si i dëgjon ti këto gjëra pa i parë?”, pyeti nxënësi i hutuar.

“Si është e mundur se nuk i dëgjon këto gjëra?”, nguli këmbë murgu.

” Nuk vura re asgjë! Unë nuk mund ta kuptoj arsyen, mësues…”

LEXO DHE :  Komisioni i Ligjeve/ Krimet e komunizmit shkaktojnë debat

” Ky është vetëm fillimi.”, tha murgu.

” Mësues, a më duhet shumë kohë për të mësuar çdo gjë? “, pyeti nxënësikureshtar.

“Vetëm një jetë e tërë”, u përgjigj murgu. Pasi pushoi pak shtoi: “por ndoshta edhe pak më shumë!”

  1. Një shkencëtar vështronte një flutur dhe pa se si ajo përpiqej me plot mundime për të dalë nga fshika(nga dalin insektet etj.) nëpërmjet një vrime të ngushtë. Me orë të tëra, flutura u mundua për ta dalë jashtë, por nuk ia doli. Shkencëtarit i erdhi keq për fluturën, shkoi në kuzhinë, mori një thikë të vogël dhe hapi me kujdes vrimën në fshikëz, në mënyrë që flutura të mund të dilte më lehtë. Ashtu dhe u bë. Flutura doli shumë shpejt dhe shumë lehtë. Por kjo gjendje pastaj, e tmerroi shkencëtarin shumë. Flatrat ishin shumë të shkurtra dhe ajo mund t’i rrihte, por nuk mund të fluturonte siç duhet. Atëherë shkencëtari shkoi tek një mik, një biolog, dhe pyeti:

“Pse flatrat janë kaq të vogla dhe pse nuk mund të fluturojë kjo flutur siç duhet?”

Biologu e pyeti atë se çfarë kishte bërë. Shkencëtari i tregoi fill e për pe se si e kishte ndihmuar për të dalë nga fshikëza më lehtë.

“Kjo ishte gjëja më e keqe që ke mundur të bësh! Për shkak të vrimës së vogël, larva e fluturës detyrohet të shtrydh veten. Vetëm nëpërmjet shtrydhjes nxjerr ajo jashtë flatrat e saj dhe kur arrin të dalë e tëra, atëherë ajo mund të fluturojë. Meqenëse se e ke ndihmuar dhe ke pasur ndërmend ta shpëtosh nga dhimbjet e përkohshme, e ke dënuar me vdekje! Nganjëherë kemi nevojë për dhimbjen për t’u zhvilluar, për t’ u bërë ai, ose ajo që mund të bëhemi. Prandaj, zori, (vështirësia), është shpeshinevojshëm – është shans për zhvillim, që ne mund ta shfrytëzojmë./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.