Lapsi.al: A po paralajmëron Berisha një video- skandal seksual të Ministrit të Brendshëm?
Dritare.net
“Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali… Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin, por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”, u shpreh Berisha.
Ish –kryeministri nuk bëri komente të tjera dhe u ul nga foltorja e parlamentit duke lënë pas hijen e misterit mbi atë se kush nga zyrtarët do të preket nga skandali për të cilin foli ai.
Por sot, një ditë më pas, Berisha shkruajti në Facebook se një mjet përgjues është gjetur në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Jo vetëm kaq. Berisha e lidhi përgjimin edhe me histori intime.
“Të dashur miq, parmbrëmë, në zyrën e Sajë qorrit, konkretisht në anën e pasme të grirëses së letrave gjendet një goxha çimkë! Kjo e ka tmerruar Sajë qorrin, i cili ka dyshim kryesor: 1- zëvëndësministrin e LSI dhe 2-njërin nga asistentet e tij. Por njerëzit afër tij flasin edhe për dy burime të tjera me të mundshme, njeri i huaj, kurse burimi tjetër është intim”, shkruan Berisha.
Berisha nuk jep të dhëna nëse çimka e gjetur, sipas tij në zyrën e Tahirit, ka bërë përgjime audio apo video. Por ky postim duket si pjesë e paralajmërimit të tij të bërë një ditë më parë se së shpejti do të publikohet një tjetër video –skandal me përmbajtje seksuale në zyrat e shtetit. /Lapsi.al