Lajme të mira për Partizanin, Çani përgatitet me grupin
E Shtunë 26 Gusht 2017, 14:02
Dritare.net
Fillimisht u përfol për rikthimin e problemit të vjetër në gju, por për stafin mjekësor të klubit, situata ishte jo problematike, pasi bëhej fjalë për një kontraktim nga ngarkesa stërvitore. Por së fundmi, vijnë lajme të mira nga Kashia, vendi ku po përgatiten “demat”, pasi Edgar Çani ka zbritur në fushë dhe ka nisur përgatitjet me grupin.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për trajnerin Iuliano, por edhe për tifozët e kuq që mezi e presin që ta shikojnë në fushë më 9 shtator në ndeshjen e javës së parë ndaj Laçit. Tani mbetet për të parë se si do të ecë përgatitja e sulmuesit, të cilit i duhet të kapë ritmin e grupit.