Laboratori i drogës në Has, në pranga biznesmeni turk

Detaje të reja dalin në dritë pas zbulimit  të laboratorit të heroinës në Has, ndërsa janë arrestuar 5 persona. Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë në dëshminë e tij se ka pasur kontakte me një person tjetër  për shfrytëzuar ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij.

LEXO DHE :  Mbipesha lidhet me ndryshimet në tru

I arrestuarit tjetër Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori.  Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas  turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh. Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë.”- tha gazetarja./BW

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.