Ky është mjeku që i injektoi anestezinë 16-vjeçares, që humbi jetën

Ky është Tefik Zhurda, mjeku anestezist që asistoi në operacionin e 16­ vjeçares, Blerta Pepa e cila humbi jetën ne mesnatën e të hënës. Sipas burimeve nga Policia, mjeku ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi ka tentuar vetëvrasjen me overdozë medikamentesh, shkruan panorama.

Mësohet se vajza vuante nga Astma Bronchale dhe kurohej për këtë gjë. Mirëpo, 3 vitet e fundit nuk ishte kuruar. Në lidhje me këtë, burime për GSH.al kanë bërë të ditur se i është komunikuar mjekut, i cili i ka bërë anestezi gjenerale. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16­ vjeçares Blerta Pepa. Policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

LEXO DHE :  Shifra e çmendur! Ja sa para shpenzoi Cardi B për ditëlindjen e vajzës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.