Është viti 2050! Edi Rama shihet i kërrusur teksa endet në ambientet e qendrës së rehabilitimit. Me 84 vite mbi supe nuk arrin ta drejtpeshojë trupin e tij. Mezi ngrihet rëndë-rëndë njeriu që dikur, 30 vite më parë, synonte të ishte rilindasi i brezit të tij. Shqipëria udhëhiqet nga një kryeministër i ri, i lindur në vitin 2020. Rivali i tanishëm i Ramës, Lulzim Basha, ka arritur moshën e Sali Berishës, 74 vjeç. Shpesh shkon në vizitë tek varri i liderit të tij që ia mundësoi të bëhej dikur kryetar partie. Edhe sot e kësaj dite vuan pse kurrë nuk u bë kryeministër. 30 vite më parë, në tentimin për ri-djegien e Shqipërisë ose marrjen e pushtetit, shqiptarët iu thanë ndal të dy palëve. Ose do të nxjerrin figura të reja, ose do të syrgjynoseshin. Me shpresën se do të arrijnë t'i kontrollojnë të rinjtë, e pranuan paktin! Pa kaluar viti, brezi i ri përjashtoi nga partitë të gjithë politikanët që me vite ishin ricikluar. E shkundi politikën nga dinozaurët politikë. Nuk është se Shqipëria u zhvillua sa Zvicra, por të paktën u ç'rrënjos krimi. Më politika nuk shihej si biznesi më profitabil. Është vendi ku ka mundësi të jetoj secili, pa brengën e mbijetesës.
Edi Rama vështron nga rrethojat e institutit rehabilitues. Ndjehet me fat! Iu plotësuan dy dëshira: Luli kurrë nuk u bë kryeministër, ndërsa Monika e Iliri ditët e fundit të jetës ia kaluan duke mbledhur hekurishte në Skrapar.
Është viti 2019. Shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin se cilën Shqipëri e duan pas 30 viteve!/Sakte.net
*Titulli origjinal “Shqipëria në zonën e muzgut!”/dritare.net