Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Si të përgatisni një kokteil fantastik, me shalqi!

Si të përgatisni një kokteil fantastik, me shalqi!

Tani që erdhi i nxehti veror, ne kërkojmë mënyrën më të mirë për t'u ndjerë freksët. Por nëse po festoni një mbrëmje me miqtë, në shtëpi, cila është mënyra më e mirë për t'u freskuar? Një kokteil, sigurisht.

Meqë jemi dhe në sezonin e shalqinjve, ne të dritare.net ju sjellim recetën si të përgatisni vetë në shtëpi një kokteil me shalqi.

Përbërësit:

- Shalqi të prerë me copa, të paktën 3 gota

- 1 lugë e gjysmë sheqer pluhur


- 1 gotë e gjysmë vodka


- 3 gota me akull i grimcuar


Përgatitja:

Vendosini bashkë në një blender, shalqirin, vodkën dhe sheqerin, për 10 sekonda, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas shtoni akullin dhe përzieni për disa sekonda. Servireni në një gotë të ftohtë. Ju mund të shtoni për dekor një copë shalqi, luleshtrydhe apo dhe një lule. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

Si të përgatisni një kokteil fantastik, me shalqi!