Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

 Receta më e shijshme e bamjeve!

 Receta më e shijshme e bamjeve!

Jemi në sezonin e bamjeve, dhe ata që i preferojnë është mirë të blejnë pak më tepër, t’i pastrojnë dhe t’i ruajnë për t’i përdorur gjatë dimrit. Ja një mënyrë për t'i gatuar ato.

Përbërësit për 4-5 persona:

• 1 kg bamje

• 2 filxhanë kafeje vaj ulliri

• 1 spec të kuq

• 2 kokrra qepë të kuqe

• 5 kokrra domate

• kripë, piper, majdanoz

• 2 thelpinj hudhër

• Nëse doni mund ta bëni edhe me lëng mishi dhe për këtë rast ju duhen 4-5 copa të vogla mish viçi.

Përgatitja:

 Receta më e shijshme e bamjeve!

Bamjet qërohen duke u prerë bishtin. Lahen, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për 20 minuta në mënyrë që të zbutet pushi dhe të mos shkatërrohen gjatë përpunimit të nxehtë. Pastaj shpëlahen dhe kalohen në tigan me vaj të nxehtë.

Prisni qepën imët dhe skuqeni bashkë me hudhrën në vajin e ullirit. Më pas shtoni specin. Sipas dëshirës, mund të hidhni edhe perime të tjera, kunguj dhe patëllxhana. Nëse keni vendosur për t’i bërë me mish shtojeni tani bashkë me bamjet. Trazojini pak dhe shtoni domatet, pak ujë, erëzat dhe lërini të ziejnë pak. Më pas hidheni të gjithë masën në një tavë dhe lëreni për disa minuta në furrë./L.F-dritare.net