Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Një koktej perfekt për ditët e nxehta të verës!

Një koktej perfekt për ditët e nxehta të verës!

Quhet kokteji Sangria, tradicionale e Spanjës. Është perfekt për ditët e nxehta të verës, me pak përbërës dhe ideale për ata që pëlqejnë alkoolin. Megjithatë mbetet në dorën tuaj nëse dëshironi ta bëni me shumë apo pak alkool.

Përbërësit:

3 gota verë e kuqe

1 gotë lëng portokalli

2 gota lëng limoni

Nenexhik i freskët

Copa limoni dhe portokalli

Akull

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit në një enë të madhe. Është në dorën tuaj nëse doni që të shtoni më pak verë dhe më shumë lëng limoni dhe portokalli. Hidheni përgatitjen në gota dhe zbukurojeni me nenexhik dhe fruta. Burimi BBC./L.F-dritare.net