Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në ngrirje!

Ja sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në ngrirje!

Shumica prej nesh mbajnë ushqime nga më të ndryshmet në ngrirje, për të gatuar më lehtë, por edhe që të mos prishen. Por a e keni menduar ndonjëherë sesa gjatë duhet të rrinë ushqimet në ngrirje, që të jenë akoma të shëndetshme.

Nëse jo, jua tregon dritare.net, më poshtë!

Ja sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në ngrirje!

Supa dhe çomleku: 2-3 muaj

Proshuta e papërgatitur: 1 muaj

Bifteku i papjekur: 6-12 muaj

Mishi i derrit i papjekur: 4-6 muaj

Mishi i viçit: 4 muaj

Pjesë pule e gatuar: 4 muaj

Pjesë pule e pagatuar: 9 muaj

Pula ose gjeli: 12 muaj

Peshku i gatuar: 4-6 muaj

Karkaleca të gatuar: 3 muaj

Akullorja: 2 muaj

Djathi: 6 muaj

Gjalpi: 6-9 muaj

Perimet: 8 muaj.

Dhe një këshillë: përpara se të fusni ushqimin në frigorifer, kontrollojeni nëse nuk është prishur dhe para se ta nxirrni po ashtu kontrollojeni./E.B-dritare.net