Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Dhurata sjell ‘Kuleçet e Nënës’

Dhurata sjell ‘Kuleçet e Nënës’

Nëse ju ka marrë malli për kuleçët e dikurshëm të nënave, Dhurata Thanasi e Lugës së Argjentë, na tregon recetën e vjetër, të gjyshes së saj vlonjate.

Dhurata sjell ‘Kuleçet e Nënës’

“Shumica e lebërve i gatuanin “kuleçët” me miell dhe kos dele. E pasur në bagëti të imët, krahina e Labërisë shquhej për bumetin e saj falë mikroklimave të ofruara nga një biodiversitet i larmishëm i cili krijonte kushte optimale rritjes dhe shtimit të bagëtisë. Nënat labe gatuanin kuleçet për mëgjese dhe i shoqëronin ato me djath të ”njëmë” nape ose mjaltë shumëlulesh.

Dhurata sjell ‘Kuleçet e Nënës’

Unë sot e kam sjellë kulaçin në versionin e gjyshes sime, e cila ka lindur në Smokthinë të Vlorës dhe na e gatuante kur shkonim me pushime në Vlorë. Edhe sot që “jam kaq” nuk i harroj “Kuleçët e nënës” dhe nuk i gatuaj dot kurrë si ajo", shkruan Dhurata në instagram.

Dhurata sjell ‘Kuleçet e Nënës’
Përbërësit
• 500 ml kos dele (ose lope)
• 700 g miell
• 1 lugë çaji me sodë buke
• kripë
Përgatitja
• Sitim miellin dhe përziejmë me sodën e bukës dhe kripën.
• Hedhim kosin dhe më pas shtojmë dalëngadalë miellin.
• Përziejmë masën dhe formojmë brumin.
• Brumin e lemë të qëndrojë rreth 40 min në një vend të ngrohtë të mbuluar me një pecetë kuzhine.
• Ndajmë brumin në toptha me diametër 10 cm dhe më pas i hapim me petës në diametër 20 cm
• Një pjesë të kulaçeve i mbushim me djathë të njomë dhe formojmë kulaçe në formë gjysmëhëne
• Në një tigan të thellë shtojmë 1 litër vaj dhe e lemë të nxehet.
• Shtojmë kulaçet dhe i skuqim mirë nga të dyja anët.
• Pasi të kemi skuqur kulaçet rrumbullakë vazhdojmë me skuqjen e kulaçeve të mbushur. Kulaçet e thjeshte shoqërohen me djathë të bardhë ose mjaltë.
• Shënim: Kulaçet nuk përgatiteshin me sodë buke. Ime gjyshe përdorte gjithmonë kos të thartuar i cili mafishtonte brumin dhe e linte atë në vende të ngrohta. Askush nuk përdorte sodë në Labëri".

Dhurata sjell ‘Kuleçet e Nënës’

Receta perfekte për drekën e një të shtune, së bashku me familjen./L.F-dritare.net