Kuzhina nuk është vetëm pjata e bukur, apo produkt i shtëpisë.
Kuzhina është me shume se kaq…
Kuzhina është transformim, kuzhina është ekuilibër, shije.
Kuzhina është përqendrim në detaje me të vogla, të një dimensioni shume tē madh .
Këto kohet e fundit po shikoj që tendenca është kjo:
-Si të bej një pjatë të bukur, më duhet për Instagram?
Sa like do të marre??? Më ka dalë kjo pjatë shumë e bukur, ta bëj me sponsorozim?!
E dija që në kuzhinë punohet për fundin dhe gradualisht vjen te fillimi, e cila është bukuria.
Stomaku nuk është një folder ku fut një foto pjatë dhe e ruan.
Ne kemi më shumë se kaq, ato quhen shqisat.
Nuk e mendojmë por ato veprojnë njëkohësisht në trurin tonë.
Çfarë ndodh në qoftë se mungon një nga këto ????
Si do ishte jeta? Pa shqisat?!
Dhe atyre që u mungon një shqisë, e zëvendësojnë menjëherë me shqisat e tjera qe një njeri normal e anashkalon.
Pra në këtë mënyre është dhe kuzhina.
Ke një pjate te bukur, e nuhat dhe s’ka aromë, e prek dhe nuk të shijon. Çfarë do të thotë? Pra këtë shikoj sot, shikoj një trup njerëzor si tip folderi.
Në qoftë se do ruash një foto 2 herë duhet ta vendosesh me një emër tjetër, sepse përndryshe nuk e ruan dot.
Duam të bëhemi kuzhinierë kreativë, por nuk njohim bazën e kuzhinës.
Është e barabartë që të ndërtosh një shtëpi pa themele.
Ushqimi duhet të ketë një ekuilibër perfekt në goje, kontrastin e duhur të shijeve, pastër dhe thjesht, perfekt në pjatë.
E bukur dhe ti e di që është e mirë, s’ka rrugë tjetër
Si një femër e bukur, natyrale.
*Alfred Marku është një nga shefat e kuzhinës, më të njohur në Shqipëri. Është shefi i kuzhinës së restorant Rapsodisë, në Shëngjin.