Kushtetuesja vendos më 20 prill për mandatin e Kokëdhimës
E Enjte 7 Prill 2016, 23:11
Dritare.net
Në 9 mars 106 deputetë votuan pro dërgimit të mandatit të tij në Kushtetuese.
Vetë deputeti abstenoi ndërsa disa nga mbështetësit e tij votuan kundër kësaj vendimmarrje.
Koço Kokëdhima akuzohet se, ka përfituar 150 herë fonde publike përmes kompanisë së tij të internetit.
Opozita kërkoi një gjë të tillë, me akuzën e përfitimit të tenderëve publik në kohën kur ai ka qenë edhe deputet në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfaqësuar Qarkun e Vlorës.
Pas votimit, Kokëdhima i kërkoi llogari edhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste për arsyen se përse e çoi mandatin e tij në Kushtetuese.