Arben Frroku nuk heq dorë. Pasi Gjykata e Lartë e konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm të tij, 49-vjeçari i është drejtuar një tjetër gjykate, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat kushtetuese. Frroku dorëzoi një padi në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkon rigjykim. Por, edhe gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij me 4 vota pro dhe me 2 kundër./L.P./Dritare.net