Kushte të rënda higjieno-sanitare/ Shihni si përgatitej ushqimi në këto 3 lokale në Jalë!
Dritare.net
Sipas AKU-së, këto lokale u mbyllën për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore.
“Trupa inspektuese, DRAKU në Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.”,-thuhet në njoftim.
Ndërkohë ndaj restoranteve “Lavdoshi”, “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë vendosur gjoba prej 300,000 lekësh për secilin, si edhe bllokim të tyre.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet në njoftimin e AKU-së./K.C/Dritare.net