Kush po e sundon Shqipërinë?

Nga Kozeta Turishta

Çfarë do të ndodh me 30 qershor do këtë apo jo zgjedhje në Shqipëri? – ka qënë një ndër temat më të diskutuara përgjatë gjithë vitit por fatmirësisht zgjedhjet u bënë dhe ky është një lajm i mirë ku në thelb nuk ndryshon dhe as përmirëson situatën politike dhe nuk zgjidh asgjë nga kriza e tmerrshme që ka kapluar e gjithë vendin. – e mira e këtyre zgjedhjeve ka vetëm faktin që kaluan pa incidente barbare ku rëndom i kemi përjetuar të paktën në këto tetë vite Rilindje, por kjo nuk është meritë as e politikës dhe as e z. Rama, kryeministrit të Shqipërisë, por këto kredite shkojnë për ndërkombëtarët si perëndimi apo dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku i kanë kërkuar z. Rama që këto zgjedhje duhen të jenë të paqta duke parandaluar skenarët e tyre prej oligarkëshpër të marr peng Shqipërinë dhe shqiptarët. – Këto zgjedhje dëshmuan më shumë se kurrë se Shqipëria është nën regjimin më diktatorial, ku në një shtet ‘demokratik’ mafia diskuton Kushtetutën dhe Dekretet e Presidentit të Republikës,

Ku në 22 vite “Demokraci”, vota garantohet nga afera kriminale të lidhura ngushtë me politikën e qeverisjes aktuale, përpjekja me çdo kusht për të vjedhur vullnetin e sovranit, votën e lirë e të shenjtë që është themeli i të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike, kur gjykatat nuk kanë asnjë funksion të pavarur ndaj pushtetit qendror pasi mafia më shumë se kurrë ka nën kontroll të plotë çdo hallkë të çdo “Institucioni të Pavarur” siç janë Gjykatat dhe Prokuroria ku shohim çdo ditë e më shumë dosjet e Krimeve të Rënda të tejkalohen pa u shqyrtuar sepse Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri, ku banditët e kriminelët sundojnë vëndin dhe lirojnë qelitë për ata që tregtojnë perime e bëjnë “ligj” mbi kurrizin e qytetarëve dhe njerëzve të ndershëm që kërkojnë të fitojnë bukën e gojës. – Shqiptarët po përballen me sistemin e dytë monist dhe ky vend ka nevojë emergjente për Revolucion ndryshe do e marri lumi më keq seç e ka marrë e do e fundosi pasi askush nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat, për rendin, për sigurinë e popullit për aq kohë sa babëzia për pushtet shkon përtej realitetit sepse kjo Qeverisje e ‘Rilindur’ nga krimi, ka vetëm një qëllim kush të mbushi më shumë xhepat duke vjedhur me dhunë ditën për diell.

I kujtoj mjaftë mirë premtimet e z. Rama në zgjedhjet e 2013 ku kërkonte të vinte në pushtet, i cili akuzonte kryeministrin e asokohe z. Sali Berisha për vjedhje, korrupsion e destabilitet të vëndit, ku as në këtë rast nuk kursej faktin që: PO edhe në kohën e Berishës janë vjedhur votat, por asnjëherë Shqipëria gjatë qeverisjes së Berishës në pushtet nuk ka njohur një krizë kaq të madhe, që nga bashkëpunimi me krimin e organizuar të të gjitha niveleve.

– z. Rama, ku i ke premtimet që cicëroje me megafon përballë 3 milionë shqiptarëve që nëse do i fitoje zgjedhjet nuk do lejoje kurrë të ndodhte vjedhja e votës, por në fakt Shqiptarët të besuan sepse këtë aftësi e ke për të të bindur për atë që nuk je në gjëndje të bësh e qytetarët t’a dhanë mundësinë për një mandat 4 vjeçar ku do ‘Shpetoje’ Shqipërinë nga e keqja dhe humnera siç e quaje dhe ti. – mbaroi dhe mandati i parë, do vinte koha t’i kërkoje sërish qytetarëve shqiptarë të të votonin për zgjedhjet e 2017-tës pasi këtë herë ishe bërë më profesionist për mashtrimin dhe vjedhjen e votës me çdo kusht ku arrite të merrje peng ato zgjedhje sërish nëpërmjet pazareve dhe aferave korruptive e kriminale sepse zemra e partisë tënde ka lindur nga krimi, korrupsioni, droga, ku statistikat tregojnë nivelin më të lartë të kriminalitetit në Shqipëri ku pa frikë mund të themi se atë vend e mbretëron krimi i organizuar, droga sheshit duke e rilindur shqipërinë si një mallkim ku s’ka as dinë as iman, e ke arritur bravo, pasi ai vend nuk merr më frymë lirshëm sepse e ke bërë pis me prapaskenat e tua dhe të programit tënd të ndyrë.

Sot në Shqipëri, droga ka pushtuar e gjithë vëndin por asnjë trafikant nuk është në pranga, Sot qeveri juaj godet e vret gra dhe fëmijë,

Sot çdo ditë krimi bën ligjin mbi pushtetin e në gjykata nuk ka asnjë të dënuar si bandë kriminale,

Sot kur Kryeministri i vendit i bën presion Policisë së shtetit të përdori dhunë ndaj protestuesve dhe opozitës,

Sot kur iu kërkohet vota me forcë e policisë dhe e çdo administrate tjetër publike duke i kërcënuar nëse nuk fotografojnë me fakte shenjën e gishtit pas votimit do hasin pasojat barbare që tashmë janë kthyer në një normalitet për Rilindjen e Ramës.

I vetmi pushtet që kërkon gjithashtu t’a inkriminoj në familjen e tij të madhe mbetet media, ku sulmet e tij dhe të qeverisë dhe grupeve të krimit shpeshherë duan t’a vrasin fjalën e lirë ku kemi shumë raste konkrete kërcënime me vdekje dhe padi ndaj gazetarëve duke terrorizuar familjet e tyre, duke i persekutuar dhe duke e trembur me vdekje shtypin e lirë si e vetmja armë e atij vëndi ku mund të luftojë ushtarët e babëzisë së qeverisë aktuale për para e pushtet. – Sot media dhe gazetarët e palodhur po e mbajnë atë vend duke transmetuar, hetuar dhe shkuar deri në fund pazaret e maskarenjve që kjo qeveri bën në emër të popullit dhe vendit.- Gazetarët e denjë të atij vendi të cilët shumë prej tyre kanë ecur nëpërmjet vdekjes, kërcënimeve, fyerjeve të kryeministrit. – Edi Rama, je rrezik jo vetëm kombëtar por përtej prandaj ik, largohu sepse me ty Shqipëria nuk ndrin, sepse me ty Shqipëria nuk ngre kokë, sepse me ty Shqipëria nuk hyn kurrë në Bashkimin Europian, sepse me ty Shqipëria nuk ka bashkim, sepse me ty Shqipëria nuk ka të nesërme sepse ke vjedhur ëndrrën e të rinjëve që braktisin Shqipërinë më shumë se asnjëherë, me përmasa eksodi,

i ke vjedhur të ardhmen vëndit sepse me ty Shqipëria nuk ka jetë, i ke vjedhur shpresën sepse me ty Shqipëria nuk bën dritë, i ke vjedhur vendit tim meritokracinë duke varrosur vlerat e vërteta njerëzore, intelektuale, akademike, artistike dhe mohimin dinjitoz të Shqipërisë së vërtetë asaj të së bukurës, të besës dhe mikpritjes.

Kam parë me vëmendje çdo analizë dhe reagim të ndërkombëtarëve që deri sot askush përvec teje nuk i ka njohur këto zgjedhje qesharake që more braktisjen jo vetëm të qytetare por edhe të vetë socialistëve të zhgënjyer nga Rilindja jote private, pasi Shqipëria për fat të keq tani është kthyer në vëndin e vakive ku vetem në vendin tonë dhe me një qeverisje si Rilindja juaj mund të ndodhi që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitë, pra me një parti, ku të vjen të qeshësh dhe të qash me faktin se më shumë dalin vota nga kutia sesa votues, si në kohën e munizmit, madje më keq pasi babëzia jote për pushtet është padyshim frikë, panik dhe rrëzik për mirëqenien e çdo qytetari. – Parimet themelore të Demokracisë janë shkelur dhe baltosur për interesat e tua familjare, ku ke pasuruar sternipat e stermbesat me djersën dhe mundin e shqiptarëve. – dhe po e mbyll me analizën e analistit të njohur amerikan David Philips, Njohës i çështjeve të Ballkanit i cili ka një qëndrim tejet kritik dhe ka shprehur hapur bindjen se këto nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kishte zgjedhje. Ai thotë: Këto janë zgjedhje të llojit që do të organizonte Ramiz Alia dhe Enver Hoxha. Shqipëria është kthyer në një vend me një parti shtet. Nuk ka mendim ndryshe. Nuk ka asnjë mundësi për opozitën për të shprehur pikëpamjet e saj”./ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.