Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e Komiteteve të Shpëtimit të PD?

Nga Mero Baze

Të gjitha paralajmërimet ndërkombëtare kundër dhunës në zgjedhjet e 30 Qershorit, kulmojnë me paralajmërimin e SHBA se njerëzit që do të prekin zgjedhjet, nuk do të munden të hyjnë kurrë në SHBA.

Kjo nëse ndodh pjesërisht, do të jetë paksa e vështirë për tu identifikuar çdo rast, pasi me siguri do të duhet që këta njerëz, më pare, të kalojnë një filtër gjykimi në gjykatat shqiptare dhe të ndëshkohen si të tillë.

Por Partia Demokratike dhe LSI me sa duket po ua bëjnë gati listat SHBA vendeve të BE dhe gjykatave shqiptare para se të të ndodh një përplasje e mundëshme. Këtu nuk e kam fjalën që vet Basha, Kryebadhi dhe Meta do hyjnë në këto lista, me ato që thonë dhe nxisin, se ata ja vlenë të sakrifikojnë për një ëndërr të madhe siç është pushteti. Por pë rata të tjerët që poltika I përdor dhe pastaj I lë rrugëve.

Të ashtuquajturat “Komitete të Shpëtimit” që Partia Demokratike ka njoftuar se do ti ngrej zyrtarisht, janë listat e para që do të ketë çdo gjykatës, çdo prokuror, dhe çdo ambasadë perëndimore në tavolinën e saj për të marrë një vendim të tillë.

Kjo strukturë duket që ka për të përfunduar në një institucion qesharak, siç ka përfunduar spekulimi me “Korpusin Azem Hajdari”, të gjoja djemëve të fort të PD, që do përmbysnin pushtetin, por nga ana tjetër do të ketë dhe një fund tragjikomik. Edhe pse ata mund të mos hedhin asnjë pushkë kundër zgjedhjeve dhe as të mos dalin nga shtëpia 24 orët e fundit, do të shënohen si njerëzit që tentuan të prishin zgjedhjet me dhunë më 2017, duke e pasur kështu të garantuar futjen në listat e zeza për tu izoluar përjetësisht në Shqipëri, përveç dënimit penal që mund të marrin.

LEXO DHE :  Konfirmohet në detyrë prokurori Olsian Çela

Ndaj çdo demokratë duhet të jetë I qartë se kur Lulzim Basha e thërret për ti vënë emrin në listë si pjesë e Komitetit të Shpëtimit (Jo ato të Zano Çaushit më 97), e ka thirrur për të ndarë mendjen, se ai njeri nuk e  kalon më pragun e shtëpisë, pas 30 Qershorit, edhe pasi të dla nga burgu, pasi do të jetë në çdo listë të zezë dhe shënjestër e çdo institucioni që do të mbroj zgjedhjet e 30 Qershorit.

Për këtë arsye të vetmit që mund ta pranojnë ofertën për të qenë në listat e Komiteteve të Shpëtimit, janë njerëz që nuk kanë çfarë humbasin, kriminelë, të dënuar në Perëndim që nuk ikin dot dhe kështu nga Shqipëria, apo njerëz me precedent penal që mendojnë se mund të rehabilitohen politikisht.

Dhe kështu heronjtë e zgjedhjeve të lira do të jenë në të vërtet, kriminelët e mbetur të lirë të Shqipërisë, që Lulzim Basha shpreson ti bëj kamikazë.

Nuk është se do ti bëjnë hatanë shqiptarëve, por hatanë vetes është e sigurtë që janë duke ja bërë. Shqipërisë I bëjnë nder, se së paku nuk eksportojmë më kriminelë në Holandë dhe Itali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.