Kush janë avionët e tjerë të pasagjerëve të goditur gabimisht
Dritare.net
Ja disa prej tyre, që kanë edhe numrin më të madh të viktimave!
Rasti më i freskët është në 17 korrik 2014 i linjës Malaysian Airlines me numër MH17 qe fluturonte mbi Donbas, krahinë e Ukrainës me mazhorancë ruse e cila luftonte për autonomi nga Kievi.
Në bordin e avionit gjendeshin 283 pasagjerë dhe 15 pjesëtarë të ekuipazhit.
Ende është mister kush e goditi. Rusia akuzon aviacionin luftarak ukrainas, ndërsa Ukraina akuzon rebelët e Donbasit që e goditën me raketa Bulk të furnizuar nga Rusia.
Në vitin 2001 avioni i linjës Siberia Airlines i linjës Tel Aviv- Novosibirsk me numër fluturimi 1812, goditet nga një raketë s-200 mbi Detin e Zi. Raketa u qëllua gabimisht gjatë manovrave të përbashkëta ruso-ukrainase që po zhvilloheshin në Krime. 66 udhëtarë dhe 12 anëtarë ekuipazhi humbën jetën.
Po në korrik në datë 3 të vitit 1988, një avion i Iran Air me numër fluturimi IR655 i linjës Dubai-Teheran, goditet me raketë nga anija raketahedhëse amerikane USS Vincennes. 290 personat në bord mes të cilëve 66 fëmijë, vdesin.
Në 27 korrik të vitit 1980, një avion i shoqërisë Itavia i linjës Bolonja-Palermo, zhduket nga radarët në qiellin e Ustikës. Dyshimet ishin për një akt terrorist ose për një përplasje në afërsi të kursit të fluturimit të avionit civil, mes aviacionit libian dhe atij të NATO-s ku një raketë e lëshuar gabimisht, goditi avionin civil.
Vetëm në vitin 2013 gjykata vendosi se ka prova të mjaftueshme që avioni u godit nga një raketë. 80 persona humbën jetën. Autori ende është i panjohur.
Më 1 shtator 1983 Boingu 747 i shoqërisë Korean Air Lines me numër KAL007, qëllohet nga një avion luftarak interceptor sovietik Su-15TM afër ishullit Sakalin. 269 pasagjerë përfshirë kongresmenin Larry McDonald humbasin jetën. Hetimi nxori se piloti korean i Boingut kishte llogaritur keq kursin e fluturimit duke u futur në hapësirën sovjetike. Ndërkohë që pala tjetër pasi avioni nuk ju bind urdhrit për ulje të detyruar, e dyshoi si avion spiun dhe e qëlloi./dritare.net