Detaje/ Ja kush është shqiptari, që u vra nga ekstremisti grek

Personi që shihni në foto është Petrit Zifle, shqiptari 63-vjeçar që u vra nga ekstremisti i Agimit të Artë në Greqi. Emisioni “Dritare me Rudinën” ka publikuar emrat, dhe foto të viktimës dhe autorit të vrasjes së shqiptarit.

Fillimisht mediat greke thuajse e anashkaluan ngjarjen, ndërkohë që një muaj më parë për ditë të tëra kishin kryelajm vrasjen e minoritarit grek, që i armatosur terrorizoi fshatin Bularat dhe qëlloi mbi policinë.

Petrit Zifle ishte një shqiptar nga Berati që prej vitesh kishte vendosur të jetonte dhe punonte në një fshat të Korfuzit, për t’i qëndruar pranë së bijës.

Po çfarë ndodhi më 25 nëntor në Lefkimi?
63-vjeçari doli të dielën paradite nga shtëpia dhe nuk u kthye më, ndërsa telefoni I tij ishte fikur. Orët kaluan dhe të afërmit u alarmuan për mungesën e tij. Në këto kushte njoftuan policinë, e cila filloi kërkimet. Pas më se 24 orësh trupi i Petrit Zifles u gjet i pajetë në një rrugë jashtë fshatit. Ai kishte plagë të armës së zjarrit, por në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja gjaku, gjë që sipas policisë lë të kuptohet se vrasësi e kishte zhvendosur trupin nga vendi i krimit.

LEXO DHE :  Video/ Shenja gjaku në rrugë, pamjet nga aksidenti ku vdiqën 3 familjarët!

Pas kësaj u deshën 5 ditë që policia të kapte vrasësin, që njihej në fshat si një njeri agresiv. Sipas medias dhe banorëve të fshatit 44-vjecari nga i njëjti fshat, rezulton të jetë anëtar i Agimit të Arte në Lefkimi, madje dhe mbikëqyrës i kësaj partie ne ditën e zgjedhjeve. Është aq ekstremist sa qe në shpatullën e tij ka bërë tatuash një kryq të thyer nazist. Ai e pranoi krimin, dhe ka rrëfyer versionin e tij për atë ndodhi të dielën në Lefkimi.
Familja e të ndjerit kërkon drejtësi dhe vemendje nga shteti, sepse për ta vrasja ka vetëm një motiv; Petrit Zifle ishte shqiptar!/K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.