Koko ishte i njohur jo vetëm për banorët e kësaj zone, por edhe për turistët e huaj, që ai prej 5-vjetësh i shoqëronte ata në çdo cep të Kalasë. Madje në Tripadvizor, përshtypjeve për Beratin, i janë shtuar edhe ato për Kokon.
“Një shoqërues që me shumë dashuri më tregoi vendet më të fshehta dhe më të bukura të Kalasë”, shkruan një prej tyre.
Por ditë, vendi i Kokos në Kala ishte bosh. Ai nuk u pa më si zakonisht në cepin e tij të preferuar. Koko sipas banorëve të cilët e kishin gjetur të ngordhur, kishte konsumuar një sallam me helm.
Një qytetare e ndau këtë rast në dritare.net për të treguar frikën e saj se kjo është një metodë e përdorur nga bashkia, për të zhdukur kafshët endacake nëpër qytet. Por jo vetëm ajo, janë një sërë qytetarë të tjerë, në qytete të ndryshme, të cilët të ndajnë të njëjtin shqetësim.
Ata janë të irrituar jo vetëm për fatin e trishtë të Kokos, apo 10-tërave rasteve të tjera të ngjashme me të, por edhe për kafshët e tyre të cilët i mbajnë në shtëpi. Kështu po e pësojnë edhe ata të cilët gjatë xhiros nëpër parqe, hasin ushqime te helmuara. Ata kërkojnë një përgjigje nga përgjegjësit e bashkisë se kush po i vret kafshët e tyre./L.F-dritare.net