Si është e mundur? Të shohim faktet. Cilët janë tre portierët e fundit që kanë humbur në finale. Në 2006 ishte Fabien Barthez i Francës. Në 2010, holandezi Maarten Stekelenburg, ndërsa në 2014, ishte Sergio Romero i Argjentinës.
Çfarë kanë të përbashkët këta portierë? Të gjithë kanë luajtur për Monaco. Po Hugo Lloris i Fracës? Ai jo. Po cili portier ka qenë pjesë e Monacos? Danijel Subasic, që prej 2012 luan për klubin e principatës.
Me këto fakte në Francë kanë nisur përgatitjet e festës./d.m-dritare.net