Kurti-Haradinaj, takimi i parë në Pritjen Kombëtare të Shqipërisë
E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 11:11
Dritare.net
Pasi janë hequr të gjitha pjesët festive dhe muzikore të ceremonisë për shkak të pasojave tragjike të tërmetit të 25 nëntorit, Ambasadori Qemal Minxhozi ka ftuar të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave të ngjarjes tragjike. Ai ka falenderuar Kosovën për ndihmën dhe gatishmërinë masive që ka treguar në mbështetje të Shqipërisë.
Pritja ka pasur ndërkohë një aspekt krejt të veçantë, pasi për herë të parë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, dy krerët e qeverive përkatëse, janë përshëndetur mes tyre gjatë pritjes. JavaNews disponon edhe foton e këtij takimi, ku mësohet se Haradinaj ka uruar Kurtin për fitoren elektorale./Javanews