Kurorëzohet mbreti i Tajlandës, Vajiralongkron
Dritare.net
Mbreti Vajiralongkron trashëgoi fronin në vitin 2016, kur babai i tij vdiq.
Disa ditë më parë, pallati mbretëror njoftoi se mbreti ishte martuar me truprojën e tij, e cila tani do të bëhet mbretëreshë Suthida, informon dritare.net
Tajlanda ka një monarki kushtetuese, por familja mbretërore është shumë e nderuar dhe zotëron fuqi të konsiderueshme. Tajlanda gjithashtu ka ligje të rrepta, të quajtura “lese majese”, të cilat ndalojnë kritikat ndaj monarkisë. Ligjet kanë mbrojtur familjen mbretërore nga pikëpamja dhe shqyrtimi i publikut, informon dritare.net.
Gjatë ceremonisë së kurorëzimit, mbretit iu dorëzuar Kurora e Madhe e Fitores, 7.3 kg, të cilën e vendosi në kokën e tij.
Më vonë ai lëshoi komandën e tij të parë mbretërore, duke premtuar se do të mbretërojë me drejtësi, ashtu siç kishte bërë i ati i tij, përgjatë 69 vjetësh në kurorëzim.
Kurorëzimi i tij vjen në një kohë të pasigurisë politike në Tajlandë. Atje janë mbajtur zgjedhje më 24 mars, por ende nuk është shpallur qeveria e re./E.B-dritare.net