Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse kjo rosë prej gome, mund të jetë shumë e rrezikshme për fëmijët tuaj!

Pse kjo rosë prej gome, mund të jetë shumë e rrezikshme

Është një ndër lodrat më të preferuara të fëmijëve. Por kjo rosë e verdhë prej gome, mund të jetë e rrezikshme për ta. Ndonjëherë është e vështirë të besosh se këto lodra, mund të jenë një kërcënim për fëmijët. Por Bright Side, në një artikull, bazuar te shkencëtarët, ka zbuluar se çfarë fshehin këto lodra uji.

Pse kjo rosë prej gome, mund të jetë shumë e rrezikshme

Nëse prisni në gjysmë, një rosë gome që është përdorur për një kohë të gjatë, mund të tronditeni. Ndërsa fëmijët i përdorin ato duke lozur, teksa bëjnë banjë, ajo përthith mikrobe dhe banja e ngrohtë dhe e lagësht, i krijon atyre kushtet e përsosura për rritjen e baktereve dhe kërpudhave. Me kalimin e kohës, sipërfaqja e brendshme e lodrës ndotet dhe pastaj të gjitha këto baktere dhe kërpudha dalin nga lodra kur fëmija e shtrëngon atë.

Pse kjo rosë prej gome, mund të jetë shumë e rrezikshme

Një rosë gome e përdorur mund të ketë midis 5 milionë deri në 75 milionë qeliza të kërpudhave dhe baktereve në sipërfaqen e saj të brendshme.

Cila është arsyeja që kërpudhat dhe bakteret rriten brenda lodrave të banjës?

Sipas studiuesve, materiali plastiki nga të cilat janë bërë këto lodra, është shkaku kryesor. Shpesh këto materiale janë bërë me cilësi të dobët. Ato mund të jenë burim infeksioni në sy dhe veshë.

Pse kjo rosë prej gome, mund të jetë shumë e rrezikshme

Një nga zgjidhjet mund të jetë vetëm mbyllja e vrimës kur blini rosën, në mënyrë që uji të mos futet kurrë brenda. Megjithatë, as kjo nuk është fort e sigurtë./L.F-dritare.net