Norvegji/ Nëse modifikon fotot dhe nuk tregon, dënohesh me ligj!
Dritare.net
Norvegjia ka miratuar një ligj i cili prek modifikimin e fotove dhe i dikton krijuesit të përmbajtjes që ta tregojë kur në foto është ndërhyrë apo janë shtuar filtra. Kjo gjë bëhet në një përpjekje për të zgjidhur çështjet e lidhura me imazhin e trupit në shoqëri.
Ligji përfshin që çdo foto ku forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar, duhet të shënohet si e modifikuar.
Ligji kërkon po kështu që personazhet e famshme dhe influencuesit e rrjeteve sociale të vendosin një shënim nëse paguhen apo përfitojnë në çdo lloj mënyre nga postimi.
Ministria norvegjeze e Fëmijëve dhe Familjes deklaroi se editimi i fotove luan një rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët dhe kontribuon në presionin që u bëhet njerëzve për trupin.
Ligji ka për qëllim t’i kushtojë në mënyrë të vecantë vëmendje se si portretizohen gratë në shoqëri dhe çfarë roli mund të luajë kjo në pasiguritë e tyre./M.M-dritare.net