Kapele anti-kopje. Një mësuese sapo gjeti zgjidhjen më argëtuese që nxënësit të mos kopjojnë!
Dritare.net
Një profesoreshë kolegji në Filipine u kërkoi studentëve të saj të krijonin disa kapele anti-kopje para provimeve dhe pamjet janë bërë virale.
Ideja erdhi nga profesoresha e inxhinierisë Mary-Jo Madan-Ortiz, e cila, siç tha për BBC, po kërkonte “mënyra të këndshme” për të siguruar “ndershmëri” në klasën e saj.
Kështu, ajo u kërkoi studentëve të saj që të bënin këto kapele të çuditshme në pak minuta me çfarëdo sendesh që kishin në dorë në atë kohë.
Rezultati ishte mbresëlënës. Disa prej tyre përdorën helmetat e tyre të motoçikletave dhe disa të tjerë përdorën paletat e vezëve.
Sipas profesoreshës Madan-Ortiz, për shkak të iniciativës së saj, studentët kanë shënuar rezultate më të mira në provime pasi kushtet e rrepta të provimit i kanë bërë ata të lexojnë më intensivisht./Xh.Xh/dritare.net