Historia e 31-vjeçares me sindromën Down, që ngriti nga hiçi biznesin e suksesshëm të biskotave!
Dritare.net
Collette Divitto ndoqi rrugën tipike të një gruaje që ka ëndrra profesionale. Ajo mbaroi studimet në universitet dhe filloi të jepte intervista pune. Por vazhdimisht përballeshe me refuzime dhe padyshim që për këtë ka luajtur rol edhe fakti që ka sindromën Down.
Meqenëse nuk mund të gjente një punë, ajo vendosi, me ndihmën e motrës dhe nënës, të krijonte biznesin e saj. Dhe duke qenë se gjithmonë i ka adhuruar ëmbëlsirat, gradualisht përsosi një recetë me biskota dhe filloi të bënte ëmbëlsira. Pesë vjet më parë, ajo e ktheu hobin e saj në profesion dhe kështu u krijua dyqani i saj Colletey's Cookies në Boston, i cili shumë shpejt u bë aq i suksesshëm sa u shndërrua në një zinxhir dyqanesh në të gjithë SHBA-në, nga Kalifornia në Nju-Jork.
31-vjeçarja Collette, duke qenë se vetë hasi vështirësi për të gjetur punë, vendosi të krijojë më shumë vende pune për personat me aftësi të kufizuara, të cilët tani përbëjnë rreth 50% të stafit të saj.
“Mos i lini të tjerët t'ju zhgënjejnë dhe mos hiqni dorë nga karriera e ëndrrat tuaja, sepse kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.", u shpreh ajo./K.C/dritare.net