Foto qesharake/ Si festoheshin Krishtlindjet para shumë vitesh!
E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 16:04
Dritare.net
Eh Krishtlindjet! Koha më e mirë e vitit. Koha më e bukur për të festuar dhe për të bërë gallata. Si ato që bënim dikur kur ishim fëmijë, me prindërit tanë dhe kur besonim se Babagjyshi do të na e sillte dhuratën nga oxhaku dhe prisnim tërë natën për ta marrë. Kur mblidheshim si familje për të shkrepur portretin familjar, por si për dreq të gjithë dilnin mirë, vetëm ti jo dhe aty plaste e qeshura. Por edhe këto kanë lezetin e vet. Këto momente janë të çmuara për t’u ruajtur dhe kujtuar sot, pas sa e sa vitesh.
Në këtë artikull dritare.net do t’ju tregojë portretet familjare të shkrepura për Krishtlindje, vite më parë, atëherë kur dije çfarë festoje. Do të shkriheni së qeshuri, mos na thoni që s’ju paralajmëruam!/K.C/dritare.net