
Të gjithëve na ka ndodhur të hamë gabimisht ushqim të mykur, sidomos tani në verë. Por si reagon trupi ynë ndaj këtij ushqimi? Është i dëmshëm? Dritare.net jua tregon më poshtë!
Disa lloje myshqesh dëmtojnë mushkëritë tuaja
Në myshqe mund të gjenden kimikate helmuese, që mund të shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë, të vjella dhe diarre. Megjithatë kjo varet edhe nga sistemi juaj imunitar dhe mosha. Për fat të mirë jo të gjitha ushqimet prodhojnë myk me kimikate që mund të shkaktojnë edhe kancer. Myshku që mund t-ju vrasë zakonisht gjendet në kikirikë dhe në misrin e fushave.
Bakteret brenda mykut mund të shkaktojnë simptoma helmimi
Myku, në vetvete, nuk është aq i rrezikshëm dhe shanset që të sëmureni janë të ulta. Sidoqoftë ju mund të sëmureni nga bakteret që rriten në të. Në këtë rast ju mund të keni të vjella dhe diarre.
Mund të jeni alergjik ndaj mykut
Disa njerëz janë alergjik ndaj mykut që gjendet në ushqim. Nëse jeni një person delikat, qëndroni larg prej tyre. Dhe nëse hani gabimisht ushqim me myk, telefononi mjekun!
Simptomat që tregojnë se keni alergji ndaj mykut në ushqime janë:
- Djegie sysh dhe lotim
- Skuqje lëkure
- Marrje fryme
- Humbje e nuhatjes
Ka ushqim me myk që trupi ynë i tret lehtë
Besoj keni dëgjuar për djathin me myk. Ai është i sigurt për t'u ngrënë sepse trupi ynë e tret kollaj./E.B-dritare.net

















