Elon Musk nuk është i kënaqur me makina elektrike që çojnë njerëzit në orbitë ose Mars. Apo me tunelet nëntokësore që ndërton për të zgjidhur problemet e trafikut. Ai dëshiron të futet edhe në trurin tuaj.
Kompania e tij, Neuralink, do që një ditë të fusë një cip brenda trurit të njeriut. Qëllimi i çipit është zhvillimi i implanteve që mund të trajtojnë çrregullimet nervore dhe që një ditë mund të jenë mjaft të fuqishme për ta vendosur njerëzimin në një bazë më të barabartë me kompjuterët superinteligjentë.
Ende nuk është afër, por eksperimentet nisën.
Përmes një videoje, Musk tregoi një derr të quajtur Gertrude, të cilit i kishte futur në tru çipin me madhësinë e një monedhe. Pasi Gertrude hëngri pak kashtë, lëvizjet e saj u shfaqën në një grafik që ndiqte aktivitetin nervor. Më pas ajo shpërfilli të gjithë vëmendjen përreth saj. Procesori që kishte në tru dërgonte sinjale radiofonike, duke treguar aktivitetin nervor në hundën e saj kur kërkonte ushqim, informon dritare.net
Musk tha që pajisja origjinale e Neuralink, e zbuluar pak më shumë se një vit më parë, ishte thjeshtuar dhe ishte bërë më e vogël.
"Në të vërtetë përshtatet mjaft bukur në kafkën tuaj. Mund të jetë nën flokë dhe nuk do ta kuptoni.", tha ai./K.C/dritare.net