Doni të bëni tatuazh? Disa ide minimaliste nga Hailey Bieber!
Dritare.net
Hailey Biiber, bashkëshortja e Justin Biber, një nga modelet më të pëlqyera dhe me stilin e saj të veçantë është një inspirim për të gjitha vajzat. Që nga viti 2015 deri më tani, modelja 23-vjeçare e ka kthyer trupin në art me tatuazhet e saj kaq domethënës. Kjo përfshin shumë tatuazhe në gishta, të cilat janë kthyer në një trend.
Bukuroshja bionde ka lidhje të forta me shumë miq e familjarë dhe shumë tatuazhe lidhen me ata. Në korrik të 2015-ës ajo shkroi mbiemrin e saj së bashku me kushëririn e saj Ireland, në pjesën e brendshme të gishtit të mesit.
Jo shumë kohë pas kësaj, ajo bëri një zemër të kuqe të thyer, që është i njëjtë me atë të mikeshës së saj të ngushtë, Kendall Jennner. Por ky nuk është tatuazhi i vetëm i përbashkët i tyre, dy modelet kanë edhe një tatuazh shumë interesant. Në gishtin e Kendall shkruhet ‘Pr”, ndërsa në atë të Haily-t shkruhet “ay”, dhe kur duart e tyre bashkohen, shkruhet “lutu”.
Një mars të vitit 2016, modelja bëri tatuazh një sërë numrash romakë “Vl-X-X”, në pjesën e jashtme të kyçit të dorës. Haily mesa duket i preferon simbolikën dhe në dorën e saj ndodhën disa simbole shumë interesante.
Një “G” mezi e dukshme, e cila ndodhet pas veshit. Modelja e bëri këtë tatuazh në vitin 2015, në nderim për Georgia Veach, vajza e pastorit dhe themeluesit të Zoe Church, e cila u diagnostikua me çrregullime të trurit. Kujtojmë që Haily është një person shumë i lidhur me fenë.
Minas Gerais është një tatuazh në kyç të këmbës, në nder të një vendi të madh në Brazilin Jugor.
Gente është një tatuazh i modeles i përbashkët me shoqen e saj Mari, që do të thotë njerëz.
Një yll, që modelja e bëri në 2016-ën dhe është i përmasave të vogla në pjesën e brendshme të gishtit tregues.
K dhe 3:30, është një tatuazh që i referohet përmbajtjes së Biblës.
Në pjesën e pasme të qafës, ndodhet një tatuazh shumë i bukur. "Kërko" shkruhet në qafen e modeles dhe sipas saj do të thotë: "Kërkoni Zotin, të gjithë ju të përulurit e tokës që keni zbatuar urdhrin e tij, kërkoni drejtësi, kërkoni përulësi, mbase do t’ju shërbejë në ditën e zemërimit të Zotit."
Në kurriz të saj shkruhet e “e paparë”.
Gjithashtu në kurriz të saj shkruhet “Coeur d’Alene”, një tatuazh të cilin e bëri në janar të 2018. Në frëngjisht do të thotë “ Zemra e Alene”, që i referohet motrës.
Një kryq i zi dhe një diamant ndodhet në qafën e saj.
Ndërsa në shtator të vitit të kaluar, poshtë kryqit shtoi një tatuazh të ri, “Lover".
Duart e modeles janë të dekoruara me tatuazhe të veçanta, përfshirë një hënë, disa yje dhe shkronjën “B”. Këto u realizuan në gusht të vitit të kaluar.
Pothuajse të gjitha tatuazhet janë realizuar nga Jonboy dhe kanë një domethënie që lidhen me njerëzit e afërt të modeles. Ndërsa për disa prej tyre nuk dihet kuptim. Megjithatë nëse keni ndërmend të bëni një tatuazh, hidhni një sy këtyre të Hailey-t./R.P/dritare.net