Del "Mulan 2020"/ 9 ndryshimet e mëdha nga origjinali dhe pse kërkohet të bojkotohet filmi!
Dritare.net
Pas disa vonesave për shkak të koronavirusit, filmi aksion i ribërë "Mulan" më në fund u shfaq në Disney+ dhe tashmë mund ta shihni të gjithë. Ky është filmi i parë i madh që u nxor që kur pandemia mbylli kinematë dhe produksionet e filmave. Por në këtë artikull ne do t’ju sjellim ndryshimet që ka filmi në krahasim me origjinalin.
1- Li Shang zëvendësohet me një interes të ri dashurie. Si rezultat i lëvizjes #MeToo, ekipi i Mulanit të vitit 2020 hoqi Li Shang-un origjinal, duke vendosur që të jetë një oficer komandues, sepse interesi i dashurisë së Mulanit nuk do të qëndronte mirë në klimën aktuale. Kjo i mërziti fansat për pak kohë, pasi ata ishin mësuar ta shihnin Li Shang-un, pranë Mulanit, si në versionin origjinal.
2- Disa karaktere janë hequr. Kryesisht Mushuja (dragoi i vogël i kuq) që ishte dashuria e të gjithëve. Madje disa vetëm për Mushunë e shihnin filmin. Gjithashtu nuk janë gjyshja Fa, paraardhësit, të cilët përmenden, por nuk shihen dhe Shan Yu.
3- Mualni e zbulon se është femër.
Kjo është një pikë në të cilën të dyja versionet e 1998-ës dhe 2020-ës të Mulanit ndryshojnë nga materiali i tyre burimor. Në Baladën e Mulan, Mulani shërben 12 vjet në ushtri para se të kthehet në shtëpi me shokët e saj që ende besonin se ishte mashkull. Ndërkohë, në filmin e vitit 1998, ajo zbulohet pasi plagoset në luftë. Filmi i vitit 2020, e ka bërë Mulanin t’ia tregojë mashtrimin Komandant Tung-ut, duke iu përmbajtur virtyteve si: besnikëria, guximi, e vërteta që promovon historia, informon dritare.net
4- Kaste aziatike
Ndërsa Mulani origjinal ka marrë zërin e disa aktorëve joaziatoko-lindorë, versioni i ri mburret me kastin që është gjithi aziatik.
5- Mbledhja e Chi-së.
Ndërsa burimi i vetëm shpirtëror i Mulanit origjinal janë paraardhësit vigjilentë (të cilët shfaqen vetëm për qëllime komike), versioni i ri ka një shtresë të re të misticizmit me përfshirjen e Chi-së. Chi është një koncept në kulturën kineze që ka të bëjë me energjinë ose forcën e jetës që gjendet te çdo qenie njerëzore dhe mënyrën se si mund të shfrytëzohet dhe materializohet. Mulan 2020 tregohet të jetë një mjeshtre e chi gung (arti i kontrollit të Chi), gjë që shpjegohet si arsye për aftësitë e saj të avancuara të arteve marciale.
6- ‘Djajtë’ janë të ndryshëm.
Mulani i ri ka ndryshuar aktorët e këqij që kanë qenë nga origjinali, Huns, në Rourans.
Për më tepër, shtohet një personazh tjetër i keq: shtriga Xian Lang, e cila është një lloj anti-Mulan, ato ndajnë atribute të përbashkëta, por kanë virtyte krejtësisht të ndryshme.
7- Versioni i ri e ka bërë me motër të vogël Mulanin, kryesisht sepse kineastët donin të shtonin një nxitje shtesë për të që të bashkohej me ushtrinë.
8- Mulan nuk i pret flokët në filmin e ri.
9- Gjithashtu nuk është përfshirë asnjë nga muzikat e filmit origjinal.
Një detaj tjetër është i rëndësishëm. Mulani i Disney po përballet me thirrje për bojkotim në disa vende aziatike. Liu Yifei, ylli i filmit aksion i mërziti fansat vitin e kaluar me komente që thuhet se mbështesnin policinë e Hong-Kongut, të cilët janë akuzuar për dhunë ndaj protestuesve prodemokracisë. Tani aktivistët tajlandezë dhe tajvanianë po u thonë njerëzve që të mos e shohin Mulanin.
Çfarë ndodhi?
Ju i mbani mend protestat e mëdha që pushtuan Hong-Kongun vitin e kaluar? Të rinjtë dolën për disa muaj në protestë, kundër ligjit që do të lejonte ekstradimet nga Hong-Kongu në Kinën kontinentale. Protestat u zgjeruan për të përfshirë kërkesat për reformë demokratike dhe një hetim mbi pretendimin e dhunës policore. Gjatë një periudhe trazirash, aktorja me origjinë kineze Liu Yifei, e cila është qytetare amerikane, publikoi një postim nga gazeta e Pekinit, e drejtuar nga qeveria, People’s Daily në Weibo.
"Unë mbështes policinë e Hong-Kongut. Ju të gjithë mund të më sulmoni tani. Çfarë turpi për Hong-Kongun.”, thuhej në të. Nuk u desh shumë që #BoycottMulan të bëhej trend në Twitter./K.C/dritare.net