6 historitë që tregojnë se nuk është kurrë vonë për të pasur sukses!
Dritare.net
"Babai im thoshte se nuk është kurrë vonë për të bërë atë që duam. Asnjëherë nuk e dimë, derisa ta provojmë".- Michael Jordan.
Kur mendojmë për suksesin, imagjinojmë një individ të ri, të talentuar që ka lindur me yll në ballë. Ne mendojmë për sipërmarrësit e rinj si Zuckerberg, Gates, Steve Jobs dhe Elon Musk, të cilët u bënë të suksesshëm shumë të rinj, por kjo nuk është gjithçka.
Shumica e sipërmarrësve nuk e kanë njohur suksesin në rininë e tyre, por shumë më vonë. Më poshtë do të shihni si bie poshtë miti se të qenit pa përvojë, barazohet me suksesin, duke theksuar se në shumicën e rasteve, suksesi kërkon përvojë, inteligjencë, këmbëngulje dhe mbi të gjitha moshë.
John Pemberton shpiku Coca-Cola-n në moshën 55-vjeçare
John Pemberton ishte një biokimist dhe veteran i Luftës Civile Amerikane, i njohur më së shumti për shpikjen e Coca-Cola-s në 1886 kur ishte 55 vjeç. Ai vdiq dy vjet më vonë në moshën 57-vjeçare. Pak para vdekjes së tij, John ia shiti formulën Asa Candler, i cili bëri Coca-Cola-n një markë botërore. Edhe pse për fat të keq John Pemberton nuk arriti të jetonte për të parë se sa e suksesshme ishte formula e tij, gjithsesi la vulën e tij në historinë e kulturës amerikane.
Ray Kroc bleu McDonald's kur ishte 59 vjeç
Në vitin 1961 Ray Kroc bleu 1000 restorante McDonalds menjëherë nga pronarët e parë, vëllezërit McDonalds. Nën udhëheqjen e Ray Kroc, ekskluziviteti u zgjerua jashtëzakonisht shumë derisa ai ndërroi jetë në vitet '80. Sot rrjeti ende po zgjerohet dhe është një industri miliarda dollarëshe me 30,000 restorante në më shumë se 100 vende në të gjitha kontinentet.
Koloneli Sanders nisi KFC-në në moshën 62-vjeçare
Sanders është një shembull klasik i asaj që nuk është kurrë tepër vonë për të pasur sukses. Sanders kishte një përvojë të përjetshme me biznese të tjera, por shumë prej tyre i kishin dështuar. Sanders u pushua nga shumë punë dhe nuk kishte arritur sukses derisa krijoi KFC-në.
Suksesi filloi sapo Sanders filloi të gatuante pulën. Problemi kryesor ishte gjetja e një distributori për të shitur pulën e tij. Ai shkoi në mbi 1000 shpërndarës me recetën e tij sekrete dhe u refuzua. Kur gjithçka dukej e humbur, distributori i 1010-të më në fund tha po, kur ai ishte 62 vjeç. Në moshën 73-vjeçare ai shiti KFC-në për 2 milionë dollarë.
Sot, pasuria neto e KFC-së është 15 miliardë. Është industria e dytë më e madhe e ushqimit të shpejtë menjëherë pas McDonald's me 22,621 restorante në 150 vende të botës.
Nelson Mandela – Nga i burgosur në president në moshën 76-vjeçare
Shumë njerëz mësuan për Mandelën dhe historinë e tij frymëzuese. Kur ishte i ri, Mandela luftoi pafundësisht kundër sistemit të aparteidit në Afrikën e Jugut, i cili ishte i njohur për diskriminimin racor dhe ndarjen midis të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë.
Kur Mandela u arrestua dhe u dënua përjetë si i burgosur politik në vitin 1962, askush nuk do ta imagjinonte kurrë se ai do të shihte më dritën e diellit dhe do të lirohej, aq më pak të bëhej presidenti i parë me ngjyrë në vend. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në moshën 76-vjeçare, pas një ndryshimi në qeverinë e Afrikës së Jugut, Mandela u lirua dhe u zëvendësua nga regjimi i vjetër dhe u bë president.
Charles Darwin botoi librin "Për origjinën e specieve" në moshën 50-vjeçare
Charles Darwin është i njohur si babai i evolucionit. Ai ishte 50 vjeç kur botoi teoritë e tij mbi evolucionin në librin e tij, "Për origjinën e specieve". Darwin transformoi mënyrën se si ne e shohim botën natyrore me besimin se të gjitha karakteristikat e specieve ndryshojnë me kalimin e kohës për shkak të mjedisit të tyre.
Henry Ford ishte 45 vjeç kur krijoi makinën Model T
Kompania “Ford” ishte në fakt kompania e tij e tretë e cila më vonë u bë një sukses i vërtetë. Dy kompanitë e para dështuan dhe e treta e tij ishte në luftë derisa u krijua Model T. Kjo nuk ishte as përpjekja e tyre e parë. 19 modelet e mëparshme të Fordit, Nga A deri në S, të gjithë kishin probleme të mëdha, motorët nxeheshin dhe shpërthenin. Vetëm kur u krijua Modeli T, ndryshoi përgjithmonë të ardhmen e transportit, Asokohe Henry Ford ishte 45 vjeç.
Shoqëria jonë tenton të na i mbyllë rrugët e suksesit në moshë shumë të re, atëherë kur ndoshta ende se dimë çfarë duam plotësisht. Ne mund të dimë se çfarë duam kur jemi në shkollë por shpesh kur dalim prej saj gjërat nuk shkojnë siç i kemi planifikuar.
Vetëm se jeta ka një fillim të vështirë, nuk do të thotë se duhet të ketë fund tragjik.
Është me të vërtetë e vështirë të dish se çfarë dëshiron të bësh pjesën tjetër të jetës, teksa rritesh.
Qëllimet ndryshojnë vazhdimisht në varësi të vendit ku jeni në jetë. Mos e krahasoni miljen tuaj të parë me njëzetën e dikujt tjetër, shkoni me ritmin tuaj. Duhet kohë, edukim dhe angazhim për të gjetur pasionet tuaja të vërteta dhe për t'i bërë ëndrrat tuaja realitet.
“Asnjëherë nuk është vonë, sepse me një qëllim, një synim të denjë dhe një motivim për të arritur ato katet më të larta të piramidës, një person mund të udhëtojë shumë në pak vite, ndryshe nga sa ka udhëtuar gjatë gjithë jetës.” - Earl Nightingale./M.M-dritare.net