6 gjërat që të pasurit i bëjnë ndryshe dhe fitimet rriten çdo ditë e më shumë!
Dritare.net
Pasuria nuk ka të bëjë vetëm me punën, por ka të bëjë edhe me mënyrën tuaj të të menduarit. Njerëzit e pasur investojnë në fitime 24 orë në ditë, duke bërë gjëra të zakonshme, por jo si njerëzit e zakonshëm. Dritare.net ka sjellë sot për ju, zakonet e njerëzve më të pasur në botë dhe gjërat që ata bëjnë.
1. Ata nuk paguajnë para për një markë.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dikur shpjegoi se kjo e ndihmon atë të mos shpërqendrohet nga qëllimet globale. Ai vesh çdo ditë një bluzë gri, sepse, sipas filozofisë së tij, dëshiron të pastrojë jetën e tij në mënyrë që të marrë sa më pak vendime për gjëra të tjerë, e më shumë për faktin sesi t’i shërbejë sa më mirë komunitetit. Njeriu i dytë më i pasur në botë, Bill Gates gjithashtu preferon gjëra të lira. Për shembull, ai mban një orë dore Casio Illuminator W214H-1AB, e cila kushton 24 dollarë.
2. Ata hanë ushqim të shëndetshëm.
Shkrimtari dhe filantropi, Toni Robbins arriti një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh. Ju mund të mendoni se ai i shpenzon paratë duke ngrënë biftek të pjekur në skarë dhe pirë verë të shtrenjtë. Jo more jo, ai ndjek një dietë me ushqime të shëndetshme që i konsumon gjatë ditës.
Sipas trajnerit të tij personal, Toni ha vezë dhe bukë me miell kokosi për mëngjes, një sallatë jeshile të madhe me avokado për drekë, dhe patate me proteina organike dhe perime për darkë.
3. Ata mbajnë një ditar.
Njerëzit e pasur e kalojnë kohën e tyre në mënyrë produktive. Në librin e tij, “Rich Habits: The Daily Success Habits of Wealthy Individuals”, Tom Corley përshkruan disa nga dallimet midis zakoneve të të pasurve dhe të varfërve, informon dritare.net Ai shprehet se 81% e njerëzve të pasur kanë një listë me gjërat që do të bëjnë, ndërsa njerëzit e varfër 19% prej tyre e kanë një listë të tillë. Ai beson se ky është një nga zakonet kryesore të njerëzve të pasur. Lista duhet të përfshijë gjëra që 80% mund të përfundohen brenda një dite. Pastaj në mbrëmje, duhet të përmblidhni rezultatet.
4. E kufizojnë ditën e tyre të punës.
Murray Newlands është një sipërmarrës, investitor, këshilltar biznesi dhe folës që punon me shumë njerëz jashtëzakonisht të pasur. Ai thotë se të mos punosh në mbrëmje është po aq e rëndësishme sa të punosh në mënyrë produktive gjatë gjithë ditës. Rekomandon që pas orës 6 të pasdites, kohën t’ia kushtoni vetes dhe të mos kontrolloni as emaili dhe mos t’i përgjigjeni asnjë telefonate.
5. Ata investojnë në marrëdhënie.
Tom Corley ka një këshillë tjetër të mirë. Ai beson se 79% e sipërmarrësve të suksesshëm kalojnë 5 ose më shumë orë, çdo muaj në rrjet. Kjo do të thotë të qëndroni në komunikim të vazhdueshëm me njerëz të suksesshëm, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre me ju dhe të flasin për idetë e tyre.
6. Ata lexojnë lajme
Njeriu i pestë më i pasur në planet, Warren Buffett, e do leximin. Lexon rreth 6 gazeta në ditë./K.C/dritare.net