Në dush përveçse të laheni mund të bëni dhe shumë gjëra të tjera. Lexoni dhe mësoni!
Gëzojuni vetmisë
Dushi është një moment relaksi ku jeni vetëm ju dhe uji që rrjedh. Ekspertja e sjelljes Wendy L. Patrick, thotë se për njerëzit tingulli i dushit është si një ftesë për relaksim. Shfrytëzojeni këtë moment për qetësi sepse nuk ju vijnë shpesh momente të tilla gjatë ditës.
Momenti i duhur për të menduar
Tani që jeni larg shpërqendrimeve mund të filloni të mendoni për gjërat që do të bëni në ditët në vijim. Privatësia që ju ofron dushi ju jep një mundësi për të stërvitur mendjen, thotë Patrick.
Dëgjoni lajme
Patrick shqetësohet se lajmet në radio mund t’ju tërheqin vëmendjen ndërkohë që jeni duke ngarë makinën, veçanërisht nëse flitet për ndonjë temë për të cilën ju keni shumë interes. Në vend të kësaj, më mirë do të ishte të blinit një radio dhe t’i ndiqnit ngjarjet aktuale ndërkohë që lani flokët.
Këndo sa të kesh fuqi
Të këndosh në dush është diçka që ne të gjithë e kemi bërë dhe nuk ka asnjë arsye që ta ndalojmë së bëri. Shumë studime e lidhin të kënduarin me një mori përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë lehtësimin e stresit dhe përmirësimin e imunitetit.
Përdorni vajra esencialë
Alena Gerst, një psikoterapiste e trupit dhe mendjes në New York City, sugjeron që ju të shtoni disa pika nga vajrat esenciale ndërsa bëni dush, për t'ju ndihmuar të qetësoheni pas një dite të vrullshme. “Disa pika livando janë të shkëlqyera për lehtësimin e stresit. Nëse ndiheni të zymtë, vaji i portokallit mund t’ju ndihmojë në rritjen e energjisë ”, rekomandon Gerst.
Kapini momentet "eureka"
Një bllok shënimesh rezistent ndaj ujit, i quajtur AquaNotes mund të ngjitet në murin e dushit dhe i lejon njerëzit të shkruajnë mendimet e rëndësishëm që mund t’u shfaqen ndërkohë që bëjnë dush. "Kjo i lejon sipërmarrësit, autorët, artistët, komedianët, zhvilluesit e programeve kompjuterikë dhe shumë individë të tjerë krijues të regjistrojnë idetë dhe frymëzimin e tyre përpara se të zhduken", thotë krijuesi i AquaNotes, Mark Knudsen. Tani mund të kapni në kohë ato momentet ku ju thoni “eureka”, pra e gjeta. Ju gjithashtu mund ta përdorni bllokun e shënimeve për të shkruar mesazhe të ëmbla për partnerin tuaj ose për të bërë një listë të shpejtë të gjërave që duhet të bëni në vazhdim.
Çlirohuni
Murray Grossan, një otolaringolog në Los Angeles, thotë se uji i nxehtë në qafë bën mrekullira për lehtësimin e stresit. Dr. Grossan thotë se nxehtësia në qafë ndihmon qarkullimin, duke dërguar më shumë gjak në atë zonë. "Kthimi i kokës sa nga njëra anë në tjetrën gjithashtu përshpejton heqjen e toksinave nga zona e qafës dhe rrit qarkullimin e gjakut", shton ai. Këto janë këshilla të tjera se si mund të bëni një dush sa më të mirë.
Praktikohuni për një prezantim
Po përgatiteni për një fjalim? Praktika të bën të përsosur, veçanërisht kur mund ta bëni në dush. Jane Praeger, profesor i Universitetit Columbia dhe themelues i firmës së komunikimit Ovid Inc., thotë për Forbes, "Më mirë është ta praktikoni fjalimin tuaj në kokën tuaj në dush, sesa ta praktikoni atë para një pasqyre, e cila mund të jetë shpërqendruese".
Pastroni
Sandra Magura, një blogere dhe autore në Stafford, Virginia, thotë që ajo pastron dushin ndërkohë që bën dush. Sigurisht, pastrimi në dush mund të tingëllojë si diçka e çuditshme por do t'ju kursejë kohë.
Meditoni
"Bërja e një dushi pastron mendjen nga shqetësimi dhe mendimet negative duke ju lejuar të relaksoheni", thotë Paulette Kouffman Sherman, një psikologe e liçencuar në New York. "Dushi është një vend i shkëlqyeshëm për të medituar sepse është një nga vendet e vetme ku njerëzit mund të të lënë vetëm dhe nuk ke pajisje elektronike për të të shpërqendruar. Uji të relakson dhe të ndihmon në rritjen e kreativitetit.
Stërvituni
Nuk ke kohë për palestër? Mund të stërviteni në dush, thotë Brittany Thoms, pronare e një agjencie komunikimi në Georgia. "Më pëlqen të bëj një stërvitje të shpejtë në dush për dy arsye: është efiçent dhe unë jam e pastër më pas", thotë Thoms. Thjesht sigurohuni që të mos rrëshqisni!/S.F-dritare.net