10 mënyra për të rënë në dashuri me ditën e hënë!
Dritare.net
E hëna mund të jetë e mrekullueshme. Nëse e doni atë që bëni, e hëna mund të jetë dita më e mirë e javës tuaj. Ndoshta ju jeni në mes të punëve, ose ende jo në rrugën që dëshironi.
Ja cilat janë 10 gjërat që mund të bëni që e hëna juaj të jetë ideale!
1. Zgjohuni dhe buzëqeshni!
Kjo mund të duket pa kuptim, por patjetër duhet ta provoni. Është një mënyrë për t’i thënë trurit tuaj se sot do të jetë një ditë e shkëlqyer. Mendoni për diçka që ju bën të lumtur. Merrni frymë thellë, çohuni dhe filloni ditën tuaj.
2. Thuajini vetes që jeni i/e bukur!
Kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë, por ju mund ta bëni gjithsesi. Si çdo gjë tjetër, bëhet më e lehtë me praktikën. Shikoni në pasqyrë dhe thojini vetes që jeni i/e bukur. Zgjidhni një ose dy gjëra që i doni për veten tuaj dhe pranojini ato.
3. Zbukuroni mëngjesin e dikujt tjetër!
Befasoni të dashurin tuaj, fëmijët, apo edhe kafshën tuaj me një përqafim të madh dhe buzëqeshje në mëngjes. Ndani diçka pozitive me ta dhe ndihmojini edhe ata të kenë një mëngjes të mirë.
4. Pini një gotë ujë dhe hani mëngjes para se të nisni ditën!
Ushqejeni trupin tuaj për një ditë të gjatë përpara.
5. Jini mirënjohës për atë që keni!
Në skemën e madhe të jetës, e hëna juaj ndoshta nuk është aq e keqe. Mendoni për njerëz që kanë më pak fat se ju dhe jini falënderues për atë që keni. Jini mirënjohës për shëndetin tuaj, të dashurit tuaj, statusin tuaj aktual financiar dhe karrierën tuaj. Pa këto gjëra, jeta nuk do të ishte aq e bukur, apo jo?
6. Ndërsa ngisni makinën për në punë, dëgjoni muzikë që doni dhe mendoni për gjithçka që keni arritur!
Ju mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar ndërsa jeni rrugës për në punë. Ndërsa filloni të ndiheni plotësisht të zgjuar, mendoni një moment dhe reflektoni për gjërat që keni arritur. Për çfarë jeni krenar? Çfarë keni bërë kohët e fundit që ju ka bërë të ndiheni mirë me veten tuaj?
7. Prioritete, prioritete, prioritete!
Le ta pranojmë, të hënën ndonjëherë na kërkojnë të bëjmë më shumë gjëra nga sa jemi të aftë. Merrni frymë thellë dhe jepni përparësi asaj që duhet të bëhet. Bëni një listë dhe punoni përmes saj një gjë në një kohë,informon.dritare.net.
8. Merrni pak pushim!
Gjatë një dite të çmendur është thelbësore që të ndalemi, të mbyllim sytë dhe të marrim frymë. Edhe nëse është vetëm për disa çaste, merrni kohë për t’u rilidhur me veten. Një pushim i shkurtër pesë minutësh mund të bëjë një ndryshim gjatë një të hëne kaotike në zyrë.
9. Jepni tri komplimente në ditë!
Jo vetëm që do ta bënin ditën e dikujt shumë të bukur, por do të ndjeni lumturi e mirësi brenda vetes tuaj.
10. Lidhuni me qëllimin tuaj!
Pse jeni aty? Cili është qëllimi juaj në jetë? Ndonjëherë na duhet vetëm të kalojmë disa minuta për t'i bërë vetes këto lloj pyetjesh. Jeta jonë shpesh është aq e zënë dhe me rrëmujë, saqë harrojmë se cili është qëllimi ynë i vërtetë. Bëhuni një me atë që i jep kuptim jetës suaj dhe ju lejon të ndiheni të plotësuar./M.M-dritare.net