Kur një pilot italian, i beson sytë një shqiptari!
Dritare.net
Ka zgjedhur pikërisht 2 Qershorin, Festën e Republikës së Italisë, për të ndarë këtë lajm të rrallë, Klinika Evropiane e Syve.
Në këtë klinikë, ku oraret janë mbyllur edhe për vitin tjetër, ka ndodhur një nga ato historitë e pabesueshme.
Nëse hyn në Facebook e “Europen Eye Clinic” sot mund të shohësh një foto, kirurgun e mirënjohur Kastriot Boriçi dhe kapitenin Guliano.
Kapiteni Guliano është pilot i një linje ndërkombëtare dhe ka zgjedhur këtë spital në Shqipëri, për të kryer operacionin në sy, informon dritare.net. Doktor Kastrioti, mesa duket është i vetmi kirurg okulist shqiptar që është përballur me një sfidë të tillë.
Sepse të të besojë sytë një pilot, ku ka më shumë se kaq.
"Sytë tanë shohin të njëjtin qiell Europian" e mbyll postimin Klinika Europiane e Syve”./E.B-dritare.net