Kumbaro mirënjohje për gazetarët: Keni qenë shembull i shkëlqyer, sot!
Dritare.net
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur mirënjohje për gazetarët të të gjithë mediave, tradicionale dhe online, që kanë informuar pa reshtur publikun, mbi ngjarjet e fundit në vend.
“Një mirënjohje e thellë për vajzat e djemtë gazetarë, të të gjitha medieve online, mediave televizive, që nga terreni në ekran, nga ekrani në territor, nuk kanë rreshtur asnjë minutë, së informuari publikun, si ata që janë në hallin e madh dhe ata që u dhemb zemra tek shohin bashkatdhetarët në këtë ditë fatkeqësie kombëtare.
?Jeni fantastikë në profesionalizmin tuaj megjithë emocionet e forta që përjetoni, pozitivë në çdo komunikim, të kudogjendur për çdo pyetje dhe të pakursyer në çdo traumë individuale, mirëkuptues të hallit njerëzor dhe të vështirësive të skuadrave të ndihmës e të emergjencave civile.
?Vajzat e djemtë e medieve sot kanë qenë një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe i ndihmës psikologjike.
Faleminderit qe jeni dhe do të vazhdoni të jeni sepse ky hall nuk mbaron me ditën e parë?”, shkruan Kumbaro./E.B-dritare.net
https://www.instagram.com/p/B5VwbkVAKXI/