Kultivonin bimë narkotike në Lazarat, policia arreston 5 persona
E Martë 16 Korrik 2019, 09:09
Dritare.net
Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike, njofton policia
Shtetasit e arrestuar janë:
B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;
M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;
B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./E.B-dritare.net