Kukës, shqyen derën e KZAZ dhe goditën FNSH-në me gurë, arrestohen 3 punonjësit e bashkisë dhe militanti i PD
Dritare.net
Për këto veprime të dhunshme janë arrestuar 4 persona, ku dy janë shoferë bashkie, një prej tyre inspektor i policisë bashkiake dhe i katërti militant i PD-së.
Në pranga:
-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Gjitahshtu janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.
Personat arrestuar akuzohen për “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”./e.k-Dritare.net